Gazeta10

Escobar: Asociacionin do ta keni, sido që të shkojë dialogu

I dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar për strategjinë e SHBA-së për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “The Pavlovic Today” ai ka përsëritur se politika amerikane është e qartë në atë se cak kryesor duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Ka shtuar se shtetet në rajon duhet të zgjidhin problemet që kanë mbetur nga vitet ’90 dhe të lëvizin përpara integrimit evropian.

Ai ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin ka thënë se “është hap i rëndësishëm për normalizim”.

“Është udhërrëfyes i madh, shpresojmë se të dyja palët do ta pranojnë dhe të fillojnë implementimin e tij. Por ndërkohë, janë disa çështje që janë brenda marrëveshjes së Brukselit të papërmbushura. Një nga më të rëndësishme është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Escobar është shprehur me vendosmëri për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se nuk ka rrugë tjetër pos krijimit të tij.

“Pikë së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e tyre që Kosova të jetë shtet i pavarur sovran, demokraci multietnike brenda kufijve aktualë. Ky është ende vizioni ynë. Tani, brenda atij konstrukti, tashmë ka një marrëveshje që është nënshkruar nën marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit. Është një obligim ligjor ekzistues. Prandaj çdo marrëveshje në të ardhmen do ta përfshijë atë, ashtu si propozimi franko-gjerman e përfshinë atë”.

Escobar ka deklaruar se marrëveshja evropiane, që nuk është zyrtarisht publike, ka një dispozitë që thotë se të gjitha marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen.

Ai ka shpjeguar tutje se si e sheh SHBA-ja funksionimin e Asociacionit në Kosovë.

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit”.

“Tani brenda atij konstrukti, pozicioni ynë është se duhet të jetë diçka që nuk shkel Kushtetutën e Kosovës, nën ligjet e Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionimin e Kosovës. Me fjalë të tjera, jo si modeli i Republika Srpskas. Çfarë bën sipas mendimit tim, ndihmon Kosovën që të marrë në kontroll shërbimet dhe çështjet që serbët në veri shikojnë nga Beogradi t’i bëjnë, të gjitha ato do ofroheshin nga qeveria e Kosovës. Dhe nëse Serbia ka zë në të, duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës”.

Ai ka shpjeguar edhe se pse është urgjente të krijohet qysh tani.

“Specifike dhe urgjente për tani është një arsye: gjatë vitit të kaluar kemi parë një seri konfrontime në përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë, të gjitha rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrën si ndërveprojnë me qeverinë e Kosovës. Kështu që, nën një, duhet ta thyejmë rrethin e konfrontimeve dhe konfliktet gati të dhunshme”.

Tjerët arsye ai ka dhënë edhe luftën që po vazhdon në Ukrainë. Ka thënë se NATO nuk mund të shpenzojë kapacitetet e veta në konflikte brenda territorit të Evropës, ndërsa ekzistojnë kërcënime reale të sigurisë jashtë kontinentit.

I pyetur për deklaratën e Sekretarit amerikan, Anthony Blinken, kur falënderoi presidentin serb për “angazhim konstruktiv”, Escobar ka theksuar se serbët “janë të gatshëm të marrin në konsideratë secilën pikë të marrëveshjes. Kështu që, kjo është konstruktive”.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut
Capture-190-600x360-1
Vazhdojnë takimet në Bruksel për dinarin, tani ndaras