Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar dhe Lajçak lëshojnë sot Kosovën, vazhdojnë vizitën në Serbi

Gazeta10
25 August 2022 - 9:19

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot lëshojnë Kosovën, vazhdojnë vizitën e tyre në Serbi, raporton Gazeta10

Escobar dhe Lajçak pritet të kenë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të zyrës për media të presidentit Vuçiq, ky takim do të jetë trepalësh dhe do të fillojë në orën 17:30.

“Në orën 17:30 është planifikuar një takim trepalësh mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësueses Speciale të BE-së Lajçak me zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Dy përfaqësuesit perëndimor, Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar dje në Kosovë ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me krerët e shtetit si dhe opozitën.

Takimet e tyre në Kosovë dhe Serbi po vijnë pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin dështuar të gjejnë ndonjë zgjidhje në Bruksel, për t’i ulur tensionet që janë ngritur së fundmi në veriun e Kosovës e që lidhen me paralajmërimin e Kosovës se do të vendos reciprocitet në targa dhe dokumente kalimi me Serbinë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.