
I dërguari Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se i mirëpret takimet produktive në Ohër të Maqedonisë.
“Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që e sjell paqen ma afër rajonit dhe intesifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë gjithashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit që të bëhen antare të plota të komunitetit euroatlantik”, tha ai.
Ai shton se propozimi evropian i lehtësuar përmes raportit të BE-së krijon mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme në mes të dy vendeve.
“Si mbështetesi i Kosovës më i madh në botë ne këmi për qëllim që ky propozim të funksionojnë për Kosovën”, tha ai.
“Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër jam shumë optimist për mundësinë e një zgjidhje paqesore në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresojë se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, tha Escobar.
Rikujojmë se ditën e nesërme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Ohër të Maqedonisë./Gazeta10