
Emisari amerikan Gabriel Escobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i thoshin po një zgjidhjeje finale për të cilën Kosova e Serbia, do të pajtoheshin, edhe nëse në të nuk do të përfshihej njohja reciproke.
Escobar këtë deklarata i dha në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, transmeton Gazeta10.
Emisari ka deklaruar se ShBA-të konsiderojnë njohjen reciproke Kosovë-Serbi, si zgjidhjen më të mirë për dialogun. Megjithatë, sipas tij, dialogu e ka për esencë gjetjen e një zgjidhjeje që u përshtatet të dyja palëve.
I pyetur nëse ShBA-të do ta mbështesnin një zgjidhje pa njohje, Escobar ka thënë se “nëse pajtohen dy palët, po”.