Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar sërish në Kosovë, pritet në takim nga presidentja Osmani (VIDEO)

Gazeta10
19 October 2022 - 9:30

Zëvendësndihmës-sekretari i ShBA-së, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar Gabriel Escobar mëngjesin e mërkurës është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare

Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon partitë opozitare.

Herën e kaluar në Kosovë, Escobar ka qenë së bashku me evropianin Miroslav Lajçak. E ky i fundit javën e kaluar ka qëndruar në Prishtinë, ndërsa dje ka vizituar Beogradin.

Në dy takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, Lajçak ka thënë se temë boshte e diskutimit kanë qenë targat dhe energjia.

Ndryshe, javëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e liderëve botëror sa i përket bisedimeve Kosovë –Serbi.

I fundit ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bisedoi përmes telefonit me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq.

Në këtë proces janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët kanë dhënë një propozim për marrëveshjen dypalëshe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.