Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Është gjynah me humb prej Bjellorusisë” – Batatina i zhgënjyer me selektorin

Gazeta10
19 June 2023 - 23:38

Kosova humbi 2-1 ndaj Bjellorusisë, duke regjistruar disfatën e parë në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Në emisionin informativ “Prime Time”, me gazetarin Naim Sadiku, trajneri i futbollit, Tahir Batatina, tha se kemi shumë probleme, nuk e kemi bërë lojën që duhet me e ba.

“Është gjynah me humb prej kësaj kombëtare, Bjellorusisë”, tha Batatina.

Ai hedhi kritika ndaj selektorit, duke thënë që nuk është i duhur i cili mund të menaxhojë me këtë skuadër siç është Kosova.

Sipas tij barra kryesore i bie selektorit, nuk mund t’ia hedhim fajin askund tjetër.

Ai tha se selektori mund të shkojë por ku po mbetet Kosova?

Batatina tha se selektori ka probleme me komuniku me lojtarët pasiqë ai nuk e njeh asnjë gjuhë tjetër.

“Mua më ka zhgënjyer ky trajner”, tha Batatina.

Ai tha se duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve me pas qenë unë trajner i kombëtarës nëse nuk kisha lufta me Zvicren për vendin e parë nuk do të isha marrë më kurrë me futboll dhe as që kisha shiku më futboll. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.