Sport

“Është lojtari më i mirë në histori”, Dani Olmo flet për debatin mes Messit dhe Ronaldos

Gazeta10
17 Janar 2025 - 12:28

Ylli i Barcelonës, Dani Olmo e ka cilësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori, duke i dhënë fund debatit krahasues mes argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos.

Dani Olmo, i regjistruar së fundmi në La Liga, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Adri Cortreras.

Sulmuesi i Barcelonës tregoi se shoku i tij më i mirë në dhomat e zhveshjes është Eric Garcia, duke shtuar se ai shikon më së shumti ndeshje futbolli jashtë skuadrës.

Olmo gjithashtu përmendi se do të boksonte me Ferran Torres dhe parashikoi me besim se Lamine Yamal do të fitonte Topin e Artë në të ardhmen.

Kur u pyet për të parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve, Olmo zgjodhi Barcelonën dhe Liverpoolin si dy skuadrat që do të kalonin në finale.

Më në fund, kur iu kërkua të zgjidhte mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, me Olmon që zgjodhi Messin, duke e përshkruar atë si “lojtarin më të mirë në histori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.