
Kryetari i komunë së Shtimes, Qemajl Rexha përmes një lidhje telefonike në emisonin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve.
Ai ka folur për rrugicat të cilat qytetarët po kanë vështirësi të lëvizin, duke shtuar se mospërfundimi i tyre lidhet me problemet me kontratën kolektive, raporton Gazeta10.
“Kemi bërë punë shumë të mira, edhe pse po kemi probleme me kontratën kolektive, kemi përfundu stadiumin e qytetit, shtëpia e rinisë, ndërsa sa i përket rrugëve, janë diku 80 km në të gjithë territorin e Shtimes në qytet dhe në fshatëra, sidomos në fshatin e Malësisë, nëse flasim për fshatin Vajnoc ky fshat ka njoftë investime të mëdha, brenda këtyre katër viteve janë afër 4 milionë euro investime janë edhe disa rrugica të 2-3 shtëpi të cilat i kemi fillu vitin e kaluar dhe këtë vit vjen pjesa e asfaltimit, nuk është qudi nëse disa nga këto rrugica mos të përfundojnë përshkak të problemit me kontratën kolektive”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10