Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Është rritur konsumi i energjisë elektike’ – Lulzim Krasniqi: Ka pasur mbingarkesë të rrjetit

Gazeta10
08 January 2025 - 9:48

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi ka treguar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” se është rritur konsumi i energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka thënë se energjia elektrike është rritur dhe është shëndërruar në 1500 MW, raporton Gazeta10.

“Energjia elektrike në vendin tonë është rritur në mënyrë të dukshme, është shëndruar në 1500 MW, gjë që nuk ka qenë e zakonshme më parë, pavarësisht këtyre mbingarkesave dhe këtij konsumi teje të lartë rrjeti elektrik shpërndarës i ka bërë ballë”, tha ai për Kanal10.

Krasniqi ka shtuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e optimizimit të këtyre mbingarkesave.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.