Lajme

“Është vetëm një grip sezonal, mos u shqetësoni” – Specialisti i mjekësisë familjare këshillon qytetarët

Gazeta10
08 Janar 2025 - 9:09

Doktor Rushit Ismajli specialist i mjekësisë familjare, ka ndarë disa këshilla sa i përket sezonës së gripave e cila është kogja e ndjeshme.

Ai i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e Re” ka bërë thirrje që qytetarët të mos shqetësohen pasi është vetëm një virus sezonal dhe ka terapi për të.

“Është shtuar numri i pacientëve të cilët kanë simptoma të gripit sezonal, shumica prej tyre janë të shqetësuar sepse është me të vërtetë një situatë pak më e rënduar se herën e kaluar, mirëpo nuk dallon shumë nga virusët e tjerë”, tha ai në Kanal10.

Ai ka shtuar se për trajtimin e viruzit sezonal, sidomos fëmijët duhet të pijnë ujë, supë, dhe të pushojnë që të hidratohen dhe t’i rikthejnë lëngjet të cilat i kanë humbur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.