Politiko

Eskalon debati, Hodaj-Matoshit: S’ki kaçik me marrë avokat si unë, ti ke nevojë për doktor!

Gazeta10
17 Janar 2025 - 21:49

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të gazetarit, Halil Matoshit dhe avokatit Taulant Hodajt, lidhur me emërimin e kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), për të cilin pati mospajtime.

Avokati, Taulant Hodaj ka thënë se emërimi i kryetarit të ri të KPM-së nuk ka ndonjë shkelje ligjore.

Matoshi ka thënë se KPM i ka dy kryetarë dhe se vetëm njëri nga ta është legjitim.

Megjithatë, ai ka theksuar se është habitur nga Hodaj, i cili si jurist e quan legjitim një emërim të tillë.

“M’habiti z.Hodaj si jurist. Ti i bane dy shmangie që juristi s’guxon me i bo. Aktualisht i kemi dy kryetarë sepse komisioni s’e ka shkarku kryetarin aktual”, ka thënë Matoshi.

Debati mes Matoshit dhe Hodajt kaloi edhe në personale, pasi ata iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese.

“Qesi avokati si ti kurrë s’kisha marrë”, ka thënë Matoshi.

“Ti s’ki kaçik me marrë avokat si unë. Një njeri normal  pa avokat e pa doktor s’ka gjasa, kështu që unë po mendoj që munesh me pas nevojë për doktor dhe jo avokat, kështu që qetësi”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.