Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Eskalon protesta në Tiranë: Direkt pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hedhin flakadanë

Gazeta10
20 February 2024 - 20:07

Pasi përfundoi fjalimin Sali Berisha, qindra protestues në emër të “Rithemelimit” hodhën koktejë molotovi përpara objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti qytetarët me një fjalim nga banesa e tij, ku akuzoi qeverinë për procesin gjyqësor ndaj tij dhe shpalljen “non-grata”.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para Kryeministrisë.

Eksponentët e lartë të Rithemelimit, përfshirë kreun e grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.