
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimin me presidenten Osmani, dhe janë gati për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta10.
Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi, nuk kanë gjetur ndonjë zgjdhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës.
Gazeta10 është duke raportuar minutë pas minuti për të gjitha zhvillimet rreth dialogut.

