
Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Djambaski para deputetëve të Parlamentit Evropian ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është një diktator me aleanca të dyshimta.
Djambaski tutje ka deklaruar se Serbia nën drejtimin e Vuçiqit është pasardhëse e Jugosllavisë së Titos dhe Sllobodan Millosheviqit.
“Serbia e Vuçiqit nuk është gjë tjetër veçse një shtet pasardhës i Jugosllavisë së Titos dhe Millosheviqit dhe nuk meriton asnjë njohje. Vuçiq de-fakto është një diktator me aleanca të dyshimta dhe ai duhet të mbahet para përgjegjësisë”, ka shkruar ai në Twitter.
The #Serbia of #Vucic is nothing but a successor state to #Tito's and #Milosevic' #Yugoslavia and does not merit any recognition. Vucic is a de facto dictator with questionable alliances and he must be held to account. #EPlenary #Enlargement pic.twitter.com/MVAVbv9qiy
— Джамбазки (@djambazki) May 10, 2023