Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Eurodeputeti Franz së bashku me kryetarin e Prizrenit do të vizitojnë shkollën “Mati Logoreci”

Gazeta10
02 November 2022 - 9:05

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Komisionit të BE-së, Romeo Franz, do të vizitojnë shkollën fillore “Mati Logoreci”, në Prizren nga ora 13:00, raporton Gazeta10.

Pjesë e vizitës do të jenë edhe drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe deputetë të Kuvendit, Elmi Reçica dhe Enis Kervan.

“Sot (02 nëntor 2022), në orën 13:00 – Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj dhe Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, së bashku me Kryetarin e Komisionit të BE-së, Eurodeputetin Romeo Franz, të shoqëruar me deputetët e Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica dhe Enis Kervan do ta vizitojnë Shkollën Fillore “Mati Logoreci” në Prizren.”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.