Gazeta10

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka shkaktuar pakënaqësi te Franca, Gjermania dhe Italia.

Sipas këtyre burimeve diplomatike, shkaku i këtij refuzimi të Kurtit, tri shtetet e fuqishme evropiane kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për pranimin e Kosovës.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk do të marrë vendim për anëtarësimin e Kosovës në mesmaj, thuhej në agjendë. Në të njëjtën kohë, sipas Euronews, Prishtinës i është kërkuar që të rregullojë çështjen kushtetuese në lidhje me Asociacionin.

Kurti ka thënë se parakushti i vendosur është i papranueshëm.

Ai ka reaguar duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, të cilat janë miratuar nga komiteti i çështjeve politike dhe që janë votuar në Asamblenë Parlamentare, në fillim të muajit prill.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas