
Kompania e sigurimit, Eurosig dhe kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi për sezonin 2024/25.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i klubit mitrovicas, Vullnet Sefaja dhe përfaqësuesi nga Eurosig, Kadri Morina.
Vullnet Sefaja u shpreh i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me kompaninë që i ka qëndruar besnik klubit me vite të tëra.
“Jemi shumë të lumtur për marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë Eurosig. Kjo kompani ka qenë mbështetëse e madhe e klubit tonë që nga viti 2020. Me mbështetësit tanë këtë edicion synojmë suksese të mëdha në basketbollin kosovar dhe atë evropian”, tha Sefaja.
Ndërkohë, Kadri Morina deklaroi se është krenari të sponsorizosh ekipin e qytetit të Mitrovicës.
“Jemi shumë të lumtur që vazhdojmë marrëveshjen e bashkëpunimit me skuadrën e Trepçës. Ne në Shqipëri e duam më shumë futbollin, por ju në Kosovë jeni shumë të pasionuar pas basketbollit. Trepça vitin e kaluar dominoi në basketbollin kosovar, teksa këtë sezon shpresojmë që do të arrijnë suksese edhe në garat evropiane”, deklaroi Morina