Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Facebook dhe Instagram bien nga funksioni për herë të dytë brenda 72 orëve

Gazeta10
22 July 2026 - 17:13

Facebook dhe Instagram ranë përkohësisht nga funksioni për herë të dytë që nga e diela.

Ndërprerja, e cila nisi rreth orës 12:45, në kulmin e saj preku më shumë se 5.000 përdorues në këto dy platforma të mediave sociale, shkruan Metro.co.

Sipas të dhënave deri në orën 13:00, rreth 4.400 përdorues kishin vështirësi për të hyrë në Facebook, ndërsa afro 600 raportuan probleme me Instagramin.

Rreth 300 persona raportuan gjithashtu probleme me përdorimin e Facebook Messenger, sipas Downdetector, platformë që monitoron ndërprerjet e shërbimeve në internet.

Shumica e përdoruesve hasën probleme gjatë përdorimit të aplikacioneve në telefon, si për shembull ngecja në një faqe gabimi kur përpiqeshin të hynin në llogaritë e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.