Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Faji s’ishte veç i trajnerit, por i të gjithëve në klub” – Abazi: Dorëheqja e Munishit, e papritur

Gazeta10
22 October 2023 - 22:38

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Lulzim Abazi, president i klubit të KF Ferizajt.

Ai tha se faji nuk ishte vetëm i trajnerit, por i të gjithëve pjesëtarëve të klubit.

“Nuk ka qenë vetëm faji i trajnerit Munishi, faji ishte i të gjithëve në klub, po ashtu mendoj se edhe lojtarët duhet të angazhohen më shumë” – tha ai.

Tutje, ai foli pak edhe për dorëheqjen e Munishit dhe takimin e mbajtur mes tyre.

“Ishim në takimin e zakonshëm pas çdo ndeshje, aty ku Munishi na kumtoi dorëheqjen e tij, pra ishte e befasishme për ne, pasi nuk e kishim pritur, shkaku që kishim projekt afatgjatë me të. Ai kishte kontratë 2 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera” – shtoi ai.

Në vazhdim, Abazi foli edhe për pasardhësin e trajnerit Ismet Munishi.

“Kemi pasur biseda fillestare me disa trajnerë të ndryshëm, por nuk mund të përmendi emra pasi gjithçka është në fazën fillestare, mirëpo shumë shpejt do ta mësoni trajnerin e ri të KF Ferizaj” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.