Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fakulteti i Arteve në Tetovë mbështet idenë që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Gazeta10
02 January 2023 - 20:36

Kolektivi i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, ka mbështetur idenë që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Serbia kishte kryer gjenocid në Kosovë gjatë fundit të shekullit XX, për këtë po kërkohet që lulëkuqja të jetë simbol që kujtohet ky gjenocid.

 “Krimi i gjenocidit që shteti serb zbatoi kundër shqiptarëve të Kosovës, dëshmitarë të së cilit ishim ne, është krimi më monstruoz i fundit të shekullit XX. Është për keqardhje që edhe pas një çerek shekulli nga koha e kryerjes së gjenocidit serbe ndaj shqiptarëve nuk kemi një simbol që do të pasqyronte këtë krim”, thuhet ndër tjerash nnë njoftim.

Deklarata e plotë:

Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe më mizor që njeh historia njerëzore. Duke përcaktuar për qëllim shkatërrimin e një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar si të tillë, kryerësit e gjenocidit godasin tërë njerëzimin!

Krimi i gjenocidit që shteti serb zbatoi kundër shqiptarëve të Kosovës, dëshmitarë të së cilit ishim ne, është krimi më monstruoz i fundit të shekullit XX. Është për keqardhje që edhe pas një çerek shekulli nga koha e kryerjes së gjenocidit serbe ndaj shqiptarëve nuk kemi një simbol që do të pasqyronte këtë krim.

Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka ngjallur interesimin tonë të madh.

Pasi e analizuam hollësisht propozimin e kësaj qendre, ne vendosëm të dalim me një deklaratë publike:

Lulëkuqja me nuancat e ngjyrës së flamurit tonë kombëtar, që pasqyron se qëllimi serb ishte shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm i shqiptarëve si komb;

Pasqyrimi i figurave të burrave, grave, djemve dhe vajzave në vend kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi;

Prerja e lulëkuqes në katër petale për të përfshirë katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi gjatë luftës së fundit në Kosovë (vrasjet, dhuna seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar);

Prerja e petaleve të lulëkuqes në atë formë që të transmetojnë mesazhin se kemi të bëjmë me plagë të hapura, nga rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave shqiptare të këtij gjenocidi;

Vendosja e petaleve në formë të shkronjës X, për të pasqyruar faktin se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet;

Dhe elemente të tjera që ka lulëkuqja e propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” është një realizim i shkëlqyer profesional.

Prandaj, ne si profesor të artit në Universitetin e Tetovës i japim përkrahjen e plotë dhe pa rezervë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.