
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka nderuar ish futbollistin Albert Bunjaku që është pensionuar nga futbolli.
Bunjaku që përfaqësoi Zvicrën, e pastaj edhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar është i pranishëm në “Fadil Vokrri” për ta parë nga afër derbin e të shtunës.
Sidoqoftë, FFK ka shfrytëzuar rastin për ta nderuar duke i dhuruar një fanellë me numrin 10, si dhe një fotografi ku shkruhej “Faleminderit Albert, Kosova nuk të harron”, në prani të mijërave tifozëve.
Menjëherë pas kësaj, ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri vrapoi për ta përqafuar Bunjakun, me të cilin kanë lidhje fantastike.