Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Familja Jashari është përtej politikës” – Basri Muja: Deklarata e Murat Jasharit është deklarata e vitit

Gazeta10
25 February 2026 - 20:52

Profesori i shkencave politike, Basri Muja i ftuar në emisionin Politiko, e ka cilësuar deklaratën e fundit të Murat Jasharit si “deklaratën e vitit”, pavarësisht se ndodhemi ende në fillim të tij, shkruan Gazeta 10.

Sipas Mujës, forca e kësaj deklarate qëndron në qartësinë dhe mesazhin e saj të papritur, duke theksuar se prej kohësh nuk ka dëgjuar një qëndrim kaq të fuqishëm në skenën publike.

“Deklaratë më të fuqishme nuk kam dëgjuar moti kohë. Ishte e paparë dhe jam i fascionuar me të,” u shpreh ai.

Profesori theksoi se e ka “fascionuar” veçanërisht gatishmëria e Murat Jasharit për të qëndruar jashtë politikës aktive. Sipas tij, për një familje emblematike si Familja Jashari, përfshirja direkte në funksione politike apo shtetërore nuk do të ishte e përshtatshme.

“Për një familje si Jasharët, asnjë funksion politik apo shtetëror nuk i bie tamam. Ata janë përtej garave politike, përtej institucioneve,” theksoi Muja në Politiko.

Ai shtoi se familja Jashari, me simbolikën dhe peshën historike që përfaqëson, duhet të qëndrojë mbi partitë dhe mbi politikat ditore, duke ruajtur rolin e saj unifikues në shoqëri. Në të njëjtën kohë, Muja shprehu shpresën që në të ardhmen emri i familjes Jashari të mos përdoret nga partitë politike për qëllime të momentit apo për të tejkaluar kriza të caktuara.

“Së fundmi, sa herë që politikanë të ndryshëm kanë pasur probleme, është përmendur emri i familjes Jashari si opsion. Kjo praktikë duhet të marrë fund,” deklaroi ai.

Sipas profesorit, deklarata e Murat Jasharit shënon një vijë të qartë ndarëse mes trashëgimisë kombëtare që përfaqëson kjo familje dhe angazhimit të drejtpërdrejtë në politikën partiake, duke e vendosur njëherë e mirë familjen Jashari mbi interesat e ditës./Gazeta 10

Deklarata  e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.