
Faton Bislimi, ish-deputet i LDK-së që aktualisht jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për ndikimin që zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do të kenë për Kosovës dhe në marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA.
Në një lidhje direkte në Kanal10 ai ka thënë se si shteti i Kosovës duhet të arrijë të integrohet në komunitetin euroatlantik, raporton Gazeta10.
“Se kush fiton në Amerikë varet nga verdikti i qytetarëve amerikan, por ajo që ne mund ta mësojmë si Republikë e Kosovës është që demokracia mbi themelet e së cilës ne kemi fitu dhe po e ndërtojmë shtetin e Kosovës, është element bazik përmes të cilit ne mund të arrijmë ato aspiratat tona, sic është edhe integrimi në komunitetin euroatlantik, prandaj besoj që festa që e keni ju atje është festë që do të kremtohet sonte pas pak ore edhe në SHBA”, tha ai për Kanal10.
Bislimi shton se cili do qoftë rezultati, miqësinë tonë permanente me SHBA-të ta fuqizojmë tutje./Gazeta10