
Faton Bislimi nuk i lejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.
Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues.
Përveç që nuk i’u lejua që të kandidojë për kryetarë të LDK-së në Kuvendin e 10-të zgjedhor të LDK-së, atij nuk i është dhënë as fjala.
Në punimet e këtij Kuvendi zgjedhor teksa po diskutohej rregullorja e punës, Faton Bislimi u pa të ngrejë dorën për të marrë fjalën, por e njëjta nuk iu dha nga ana e anëtarëve të Kuvendit të LDK-së, në krye me Kujtim Shalën.
Pjesëmarrës në këtë Kuvend zgjedhor janë 333 delegatë.