Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Faton Peci: Sulmi i 3-4 shkurtit ishte një nga aktet më brutale të spastrimit etnik pas luftës

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 14:15

Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen 25 vite nga masakra e ndodhur në veri të Mitrovicës.

Ai tha se nga ky sulm brutal, forcat dhe grupet ekstremiste dhe kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, vranë 10 civilë shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar, raporton Gazeta10.

“Sulmi i 3-4 shkurtit ishte një nga aktet më brutale të spastrimit etnik të organizuar pas përfundimit të luftës. Përkundër kërkesave të shumta për drejtësi, autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para përgjegjësisë. Masakra e Mitrovicës së Veriut mbetet një dëshmi e pasojave të pandëshkueshmërisë dhe nevojës për drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe të pasluftës në Kosovë”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.