
Këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e dyta të serisë së “Play-offit” mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, e Trepçës dhe Bashkimit.
Skuadra e Vëllaznmit synon që me ndihmën publikut të vet, të barazojë serinë e ndeshjeve me Golden Eagle Yllin, pasi këta të fundit triumfuan në ndeshjen e parë që u zhvillua në Suharekë me rezultat 111:86. Ky takim do të luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 20:00.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë në gjysmëfinale ndaj Pejës, e cila është kualifikuar direkt në fazën tjetër pasi përfundoi e dyta në tabelë gjatë sezonit të rregullt.
Ndërkaq të dielën luhet ndeshja e dytë e serisë së “Play-offit” mes Trepçës e Bashkimit. Skuadra prizrenase kërkon hakmarrjen pas humbjes në Mitrovicë, me skuadrën e Trepçës që arriti të shënoi fitore në ndeshjen e parë me shifrat 92:88.
Ky takim nis me fillim nga ora 17:00.
Fituesi i kësaj serie do të përballet në fazën gjymsëfinale me skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën, e cila siguroi plasmanin direkt në këtë fazë, pasi përfundoi si lidere e tabelës gjatë sezonit të rregullt.
Kujtojmë që skuadrat që arrijnë të parat tri fitore në ndeshjet e ndërsjellta, kualifikohen në fazën tjetër të play-offit.