Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Federico Chiesa drejt Anglisë

Gazeta10
06 April 2023 - 13:34

Sulmuesi italian, Federico Chiesa, me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën në Premier League.

Sipas raportimeve nga Italia, Chiesa pritet të zbarkojë në elitën e futbollit anglez atje ku interesim për të nënshkruar me të ka shfaqur klubi i Manchester United.

Thuhet se klubi anglez ka dërguar një ofertë zyrtarë në drejtim të “Zonjës së Vjetër” , ofertë kjo që kap shifrën e 90 milionë eurove.

Italiani po shihet si përforcim i duhur nga ten Hag, i cili nuk është shumë i kënaqur me gjendjen aktuale të fazës së sulmit në ekip.

Chiesa është pjesë e Juventusit që nga vitit 2022, pasi u transferua nga klubi tjetër italian, Fiorentina për shumën e 42 milionë eurove.

Këtë sezon, ai ka pasur probleme të shumta me lëndimet, gjë që ka bërë që 25-vjeçari të humbasë 15 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin.

Chiesa këtë ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 2 gola e ka bërë 4 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.