
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka reaguar pas mbarimit të seancës së Apelit pas ankesës së Naim Murselit për burgimin e përjetshëm, e ku u shqyrtua e mbyllur për publikun.
Ai më këtë rast, ka ngushëlluar edhe familjen e Arlinda Zekajt për vrasjen tragjike të saj, duke deklaruar se femicidi duhet të marrë fund në Kosovë, duke deklaruar se familja e tyre e ndjen dhimbjen e tyre.
Derisa ka deklaruar se familja Ademaj beson se Naim Murseli dhe Granit Plava janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe kjo nuk do të ndryshojë në asnjë formë, derisa ka shtuar se familja beson se edhe Kushtrim Kokalla duhet të marrë burgim të përjetshëm.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10