
Ushtarët e UÇK-së, kanë mbajtë ligjërata në disa shkolla fillore të Prishtinës, ku pas përfundimit fëmijët bënë edhe punime të ndryshme që i shpërndanë në OVL-UÇK e disa prej tyre i dërguan edhe ushtarëve të UÇK-së në Hagë.
“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.
“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.
“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.
Fëmijët shpresojnë që me këto letra do të mund të përçojmë mirënjohjen e thellë që e kanë për UÇK-në dhe vlerat e saj./Gazeta10