Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Femra të bukura e meshkuj simpatik, këta janë disa nga ermat që do të hyjnë në BBVA3!

Gazeta10
06 December 2023 - 14:45

Tashmë është bërë e ditur që Big Brother VIP do të nis nga 13 janari. Gjatë kësaj kohe janë përfolur disa emra që mund të shohim në shtëpinë e famshme.

Arbër Çepani është një ndër personazhet që ka marrë ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri.

Por gjithashtu emrat e tjerë të cilët pritën që të jenë prezentë ne këtë BBVA 3 janë: Sara Hoxha, Romeo Veshaj, Roza Lati, Ina Kollcaku, Olsi Bylyku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.