Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Ferat Shala: Me programin tonë të qartë, Kosovës i kthehet drita!

Gazeta10
30 January 2025 - 15:58

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ndarë me qytetarët investimet që do të bëhen në sektorët minerarë dhe energjetik.

Ai tha se investimet do të jenë edhe tek ndërrmarrja Trepca, e cila do të finalizohet drejt prodhimit final të metaleve, raporton Gazeta10.

Gjithashtu Shala shtoi se KEK-u do të rigjenerohet, dhe Kosova do të kalojë në energji të pastër.

“Me PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër do të rigjallërojmë sektorët minerarë dhe energjetik, përmes investimeve të huaja dhe partneriteteve publiko – private. Trepca do të vitalizohet drejt prodhimit final të metaleve, KEK-u do të rigjenerohet me kapacitetet e mundshme për periudhën tranzitore derisa Kosova të kalojë në energji të pastër. Me programin tonë të qartë, Kosovës I kthehet energjia”, tha ai në video./Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.