
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ferat Shala është përkrahur nga panelistët në “Politiko”, të cilët kanë vlerësuar se Shala e meriton të jetë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Adrian Çollaku ka thënë se Shala ka qenë një prej deputetëve më korrekt dhe më transparent ndaj mediave.
Tutje, ai ka theksuar se Kuvendit të Kosovës i duhet një deputet që ka punë konkrete siç është Ferat Shala.
“Është prej deputetëve që ka qenë shumë korrekt dhe transparent. Mendoj që Kuvendi ka nevojë për deputetë që kanë punë konkrete”, ka deklaruar Çollaku.
Ndryshe, analiza e komentatorëve politikë në emisionin “Politiko” ofron një pasqyrë interesante të kandidatëve për deputetë dhe mundësive të tyre për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke reflektuar faktorë të rëndësishëm të fushatës dhe angazhimit politik. /Gazeta10/