Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj rikthehet te fitoret, Drenica gjithnjë e më afër Ligës së Parë

Gazeta10
03 Maj 2023 - 17:17

Ferizaj ka marrë pikë të plota përballë Drenicës pas fitores së arritur me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Përkundër rasteve që kishin të dyja skuadrat, pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0.

Albion Krasniqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 52-të duke shënuar me devijim.

Pak kohë pasi u inkuadrua në lojë, Betim Haxhimusa e realizoi golin e sigurisë për skuadrën vendase, ndodhi kjo në minutën e 73-të.

Falë kësaj fitoreje, Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikut, është ngritur në kuotën e 34 pikëve dhe do të vazhdojë deri në fund tentativat për mbijetesë.

Në anën tjetër, Drenica është shumë pranë rënies nga elita e futbollit kosovar për herë të parë në histori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.