
Ferizaj ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit kroat Mateo Panadic, raporton Gazeta10.
Panadic është 27-vjeçar dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut.
Kroati karrierën si futbollist e ka filluar te ekipi kroat, Gorica, ndërsa karrierë ka bërë edhe te ekipi i njohur gjerman, Schalke 04.
Së fundmi, Panadic ka qenë pjesë e ekipit sllovak, Bardejov.
Ferizaj është promovuar në elitën e futbollit kosovar këtë sezon dhe momentalisht renditet në pozitën e nëntë në tabelë me shtatë pikë pas tetë xhirove.
Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e luan në udhëtim ndaj Dukagjinit dhe Panadic pritet t’a bëjë debutimin e tij në këtë ndeshje. /Gazeta10/