
Raporti: Fjolla Xheladini
Në Katedralën Shën Nënë Tereza në Prishtinë është mbajtur mesha solemne për nder të festës së Pashkëve Katolike. Më këtë rast ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, kërkoi që të lutën të gjithë për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve, që të ketë një të ardhme më të mirë të përbashkët. Po ashtu në këtë meshë janë pagëzuar edhe disa persona.
Me thirrjen për paqe, harmoi e dashur mes njerëzve është mbajtur mesha solemne në Katedralën Shën “Nën Tereza” në Prishtinë, me rastin e festës së Pashkëve Katolike.
Në mbarë botën, besimtarët katolik kremtojnë festën që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit.
Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, ka bërë thirrje për pajtime mes njerëzve.
Teksa ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Gjergji ka thënë se të gjithë duhet të luten për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve, për një të ardhme të përbashkët më të mirë.
Në këtë meshë solemne, janë pagëzuar edhe një numër personash.
Me këtë rast, imzot Dodë Gjergji, ka thënë se shpirti i të gjithë atyre që pagëzohen këtë ditë do të shkëlqej në paqe e lumturi.
Në këtë ceremoni u lexuan pjesë të biblës, pasi, sipas Dodë Gjergjit, çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit. /Gazeta10/