
Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri Taulant Balla, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta10.
Balla ka njoftuar se këtë vizitë e ka realizuar për nder të festave të nëntorit.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook për vizitën e tij atje.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi janë në paraburgim qe më shumë se dy vite nën akuza për krime lufte. / Gazeta10