Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Festat na bashkojnë” – Kërstiq i dhuron Ahmetit dhe Sadikut vezë të pikturuara me emrin “Kanal10” dhe “Politiko”

Gazeta10
20 April 2023 - 23:56

Përkundër tensioneve, përplasjeve – polemikave e debateve që kishin pasë vetëm pak minuta përpara, panelistët nga studio e “Politikos” përcollën sonte edhe mesazhe për Pashkët Ortodokse ditë më parë, e Fitër Bajramin nesër. 

Para përmbylljes që zakonshëm e bën autori i “Politikos” Kushtrim Sadiku, sonte ai emisionin e përfundoi me një atmosferë harmonie.

Gazetari serb nga veriu, Branislav Kërstiq ishte kujdesur deri në detaje për t’i nderuar kolegët e tij komentatorë të televizionit të gazetarëve.

Vezët shumëngjyrëshe të pikturuara nga duart e bashkëshortës së Kërstiqit sollën ambient feste brenda në studio.

“Presidenti Matoshi”, e quajti Kërstiq publicistin teksa u ngrit në këmbë për t’ia dhuruar vezën e parë që e kishte menduar për të.

“E kam një befasi për drejtorin e Kanal10. Duart e gruas time e kanë shkruajtur mbishkrimin.”, i tha Kërstiqi drejtorit të televizionit të gazetarëve Arben Ahmetit teksa ia dhuroi vezën e veçaur “Kanal10”.

Edhe dy të tjera ua shpërndau Blerim Gashit dhe Krenar Shalës.

E, kësaj radhe i habitur mbeti autori i Politikos, gazetari Sadiku kur pa mbishkrimin me emrin e djalit të tij në dhuratën ‘vezë’ që kishte sjell Kërstiqi.

“Dëshira ime ke për ta shkruar “Politiko”, por vendimi i gruas sime ishte se Kushtrim Sadiku ka diçka në shtëpi që do më shumë se “Politiko”, që Gjoni e ka…”, vazhdoi Kërstiq.

Pas këtij momenti dhe pas atij tjetrit ku panelistët uruan dhe dërguan mesazhe për Fitër Bajramin, z.Sadiku “ia tha” vargjeve të famshme të Fishtës “Me të vërtetë kemi Bajram e Pashkë ama “Politikon” e kemi bashkë”, e bëri mbylljen kështu Kushtrim Sadiku. Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.