Gazeta10

Fetahu: BE-ja i la hapësirë Serbisë që ta përbuzë marrëveshjen me Kosovën

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Serbia është kundër implementimit të marrëveshjes me Kosovën sesa drejt asaj për normalizim të raporteve.

Për këtë Fetahu ka konsideruar se BE-ja si pjesë përbërëse e procesit nuk është treguar determinuese që të përcaktojë saktë kushtet dhe pasojat e implementimit dhe moszbatimit, të marrëveshjes së Ohrit.

“Një diskurs i presidentit serb që ka shkuar më shumë  kundër implementimit të marrëveshjes sesa drejt normalizimit.BE-ja e ka lënë një hapësirë për palën serbe që në një mënyrë ta përbuzë BE-në rreth marrëveshjes e të mos bëj hapa që çojnë drejt marrëveshjes.”, tha Fetahu në Info10.

Derisa pala kosovare sipas tij, në takimin e fundit në Bruksel mes dy kryenegociatorëve duke hezituar për këtë temë ka krijuar ngërçë politik në këtë proces, shkruan Gazeta10.

Dinamizimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja dhe SHBA-ja, Fetahu thotë se do të shihet javëve në vazhdim.

“Pa një përcaktim të qartë të ndërmjetësuesit, ai nuk është vetëm një lehtësues por edhe pjesë përbërëse e dialogut, sepse me marrëveshjen e 27 shkurtit BE-ja bëhet edhe pjesë kontraktuale e marrëveshjes Kosovë-Serbi.”, deklaroi tutje ai./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën