Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FFK i dhuron Prattipatit ndërresën e Kosovës me numër 250 për nder të pavarësisë së SHBA-së

Gazeta10
02 July 2026 - 13:28

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, ka realizuar sot disa fotografi me ndërresën e kombëtares së Kosovës pasi e ka marrë dhuratë nga Federata e Futbollit të Kosovës për nder të 250 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Ambasada e SHBA ka shkruar se Prattipati është e nderuar që ka pranuar një dhuratë të tillë dhe ka falendëruar FFK-në për gjestin.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u nderua duke pranuar një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara. Faleminderit Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë gjest domethënës dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.