Gazeta10

FFK-ja e vlerëson pozitiv fillimin e periudhës së Kosovës me Franco Fodan

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka dhënë shenja të duhura pozitive me Franco Fodan në postin e selektorit. Të paktën kështu kanë vlerësuar përgjegjësit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjermani Foda u zyrtarizua në krye të përfaqësueses më 17 shkurt, ndërsa tashmë ka drejtuar Kosovën në dy ndeshje miqësore. Më 22 mars në Jerevan, Kosova fitoi 1:0 ndaj Armenisë. Më 26 mars në Budapest, Kosova humbi 2:0 nga Hungaria, ndonëse në pjesën e parë luajti mirë.

Këto dy ndeshje dhe grumbullimi disaditorë kanë bërë që përgjegjësit e përfaqësueses të shprehen të kënaqur me fillimin e periudhës së Fodas.

“Ka filluar një fazë e re, me trajnerin e ri. Kishim një impakt shumë pozitiv. Trajneri dhe lojtarët janë lidhur shumë shpejt në mënyrë pozitive. I ka treguar të gjitha idetë e tij, mentalitetin që e do në fushë”, ka thënë zëvendësdrejtori i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.

Ish-portieri shumëvjeçar i Kosovës po merr përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha në menaxhimin e përfaqësueses. Është prezent gjithnjë e më shumë.

Ka pasur pakënaqësi të theksuara me përgjegjësit e përfaqësues deri më tani. Në FFK shpresojnë se disponimi i përkrahësve të përfaqësueses do të ndryshojë me angazhimin e Ujkanit dhe disa ish-lojtarëve të tjerë.

Kosova grumbullimin e radhës e ka në fillim të qershorit. Për 5 qershor është aranzhuar miqësorja me Norvegjinë, ndërsa një tjetër pritet të aranzhohet javëve të ardhshme.

Sipas Ujkanit, grumbullimi i qershorit do të shërbejë shumë.

“Në qershor e kemi prapë fazën ku do të jemi të gjithë bashkë. Kemi rastin të lidhemi edhe më mirë, lojtarët me trajnerin. Krejt kjo bëhet që ta kemi grupin sa më të fortë në shtator, kur fillon Liga e Kombeve. Shpresojmë se të gjithë lojtarët do të jenë në nivelin më të lartë dhe do të arrijmë qëllimet tona”, ka shtuar Ujkani.

Më 6 shtator, Kosova e pret Rumaninë në nismë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Më 9 shtator “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Qipros. Dy ndeshje të tjera janë në tetor e dy në nëntor. Në Grupin 2 të Ligës C është edhe Lituania.

Foda ka udhëhequr Austrinë më parë. Së fundi kishte punuar te Zuerichu, ndërsa ka drejtuar edhe skuadra në Austri e Gjermani.

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët