Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fidan Rama – Analisti më “bombastik” i garës së sotme në POLITIKOFF

Gazeta10
26 July 2023 - 23:38

Edhe sonte u mbajtë spektakli veror “POLITIKOFF”,  në Kanal10, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ku ambasadorë, politikanë, deputetë, kryetarë komunash dhe jo vetëm,  kanë garuar mes vete në makina karting, në një format unik të realizuar në ambientet e bukura të Prishtina Mall

Garës kësaj here iu bashkuan disa prej analistëve të emisionit “Politiko”, Fidan Rama, Mimoza Gavrani, Krenar Shala, Adrian Ҫollaku,Halil Matoshi dhe Faton Topalli, ku fitues i kësaj gare doli analisti dhe gazetari Fidan Rama.

Për këtë garë ai është shprehur se përgatitja fizike, fokuesi dhe përparësia e nisjes i pari janë disa nga komponentet më të rëndësishme për një fitues.

Në këtë garë i dyti doli Adrian Ҫollaku si dhe i treti Krenar shala./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.