Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert për 28 Nëntor, u pritën ngrohtësisht nga publiku

Gazeta10
29 November 2026 - 8:24

Për Nder të 28 nëntorit, Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert, nën dirigjimin e Edon Ramadanit.

Paraqitja e orkestrës harkore, së bashku me sopranot Zana Abazi- Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, si dhe flautisten Zanë Abazi, u mirëpritën nga publiku.

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, publikoi pamje nga ky koncert.

“Një mbrëmje që i dha festës sonë kombëtare tingujt e muzikës shqiptare dhe solli në skenë talentin e artistëve tanë. Gëzuar Ditën e Flamurit”, shkroi Bogujevci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.