
Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e tij, raporton Gazeta10.
Janë 20 pika për shqyrtim në rendin e ditës.
Kjo është seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në veri ku Lista Serbe dhe zyrtarët e tjerë të gjyqësorit, prokurorisë dhe policisë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës pas suspendimit nga puna të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10