Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës, pritet të diskutohet për grevën në arsim

Gazeta10
22 September 2022 - 12:30

Sapo ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po pritet të diskutohet për grevën në arsim, raporton Gazeta10.

Për të njejtën temë është diskutuar edhe në njërën nga seancat e kaluara të Kuvendit.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.