Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA-ja nënshkruan marrëveshje bërthamore me Arabinë Saudite

Gazeta10
22 July 2026 - 23:17

SHBA-ja ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për energjinë bërthamore me Arabinë Saudite.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, dhe Princi Abdulaziz bin Salman, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim paqësor në fushën bërthamore, së bashku me një marrëveshje dypalëshe për masat mbrojtëse, njoftoi Departamenti Amerikan i Energjisë.

Departamenti amerikan i Energjisë thotë se marrëveshjet e nënshkruara me Arabinë Saudite krijojnë “bazën ligjore” për një partneritet shumëmiliardë dollarësh që do të zgjasë për dekada, raporton BBC.

Sipas departamentit, marrëveshja për bashkëpunim paqësor në fushën bërthamore do t’u ofrojë kompanive amerikane qasje të gjerë në programin saudit të energjisë bërthamore.

Marrëveshja përfshin dy dokumente: një marrëveshje për bashkëpunim paqësor bërthamor dhe një marrëveshje dypalëshe për masat mbrojtëse.

Departamenti thekson gjithashtu se marrëveshja do të forcojë standardet globale për mospërhapjen e armëve bërthamore.

“Marrëveshja tani do t’i dërgohet Kongresit për shqyrtim”, thuhet në njoftim./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.