
Njohësi i çështjeve politike, Burim Korqa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet e reja të vendit.
Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal10, Korqa tha se partia fituese synon krijimin e institucioneve të qëndrueshme.
“Vetëvendosje është e interesuar me kriju institucione stabile”, u shpreh ai.
Korqa u ndal edhe te çështja e zgjedhjes së presidentit, duke kujtuar se brenda Vetëvendosjes është deklaruar se nuk ka një qëndrim të unifikuar për të mbështetur Vjosa Osmanin për një mandat të ri në postin e presidentes.
Ai theksoi se edhe më herët është përmendur nevoja që presidenti i ardhshëm të jetë një figurë jopartiake dhe unifikuese, e cila do të mund të siguronte mbështetje më të gjerë politike dhe të votohej nga të gjitha palët. /GAZETA10/