Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ky është ai që pret të copëtohet LDK-ja, e pastaj të vazhdojë”, Demhasaj kritik ndaj Kurtit

Gazeta10
22 July 2026 - 22:54

Analisti politik Arton Demhasaj, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e krijimit të institucioneve të reja.

Demhasaj ka deklaruar se, sipas tij, Kurti po pret që Lidhja Demokratike e Kosovës të dobësohet ose të përçahet, me qëllim që më pas të vazhdojë procesin politik dhe të përfitojë nga një pjesë e elektoratit të saj.

“Ky është ai që pret me u copëtu LDK-ja, me u shty procesi, e pastaj me vazhdu. Ideja është me marrë një pjesë të elektoratit të LDK-së dhe me shku në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Demhasaj.

Sipas tij, LDK-ja nuk mban përgjegjësi për situatën e krijuar politike, ndërsa ka theksuar se as PDK-ja dhe as AAK-ja nuk janë përgjegjëse për këtë proces.

Demhasaj ka vlerësuar se përgjegjësia kryesore, sipas tij, bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe mënyrën se si ajo po e menaxhon situatën politike.

“LDK-ja nuk është fajtore, as PDK-ja e as AAK-ja. Përgjegjësia është te VV-ja”, ka thënë Demhasaj./Gazeta10

Video:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.