Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smakiqi: Opozita është pasagjere, përgjegjësia bie mbi partinë fituese

Gazeta10
22 July 2026 - 22:45

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka komentuar vonesën në krijimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore për formimin e institucioneve i takon subjektit që ka dalë i pari në zgjedhje, pasi ai ka mandatin për të udhëhequr procesin.

“Kur votuesi me 53 deputetë po e zgjedh një udhëheqës që ta udhëheqë Kosovën, pra udhëheqësin, shoferin, drejtuesin. Ai i ka instrumentet për të bllokuar dhe të gjithë të tjerët ne jemi pasagjerë. Edhe partitë opozitare, në një farë mënyre, janë pasagjerë dhe nuk e kanë mundësinë e krijimit të institucioneve të Kosovës”, u shpreh Smakiqi.

Ai theksoi se bllokada institucionale nuk mund t’u atribuohet partive opozitare, duke argumentuar se mekanizmat për ta çuar përpara ose për ta penguar procesin janë në duart e fituesit të zgjedhjeve. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.