Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pse të pritet dita e fundit për ta thirrur seancën?”, Demhasaj

Gazeta10
22 July 2026 - 22:50

Analisti politik Arton Demhasaj ka kritikuar mungesën e thirrjes së seancës së Kuvendit për konstituim, duke ngritur pyetjen pse po pritet dita e fundit e afatit kushtetues.

Demhasaj, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se deri në këto momente ende nuk ka pasur thirrje për seancë dhe ka kërkuar sqarime se pse procesi po shtyhet deri në skadimin e mandatit kushtetues.

“Pse të pritet dita e fundit për ta thirrur seancën? Sot kemi datën 22 dhe ende nuk ka thirrje të seancës. Pse duhet të pritet dita e fundit e skadimit të mandatit kushtetues për ta thirrur seancën e Kuvendit për t’u konstituuar?”, ka deklaruar Demhasaj.

Sipas tij, procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të ecë përpara pa vonesa, duke shmangur pritjet deri në afatet e fundit. /GAZETA10/

Video:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.