
Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Adresa” në Kanal10 mes Xhevdet Smakiqit dhe Burim Korqës, ku diskutimi është fokusuar në zhvillimet politike dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.
Gjatë debatit, Smakiqi ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët, sipas tij, po përballen me vështirësi dhe se janë mashtruar me premtime financiare.
“Na jemi si të okupum. Na jemi të okupum prej votave të popullit, sepse populli po i voton ata që e kanë okupuar Republikën”, ka deklaruar Smakiqi.
Ai ka ngritur edhe çështjen e mbështetjes prej 100 eurove, duke pyetur se çfarë ka ndodhur me këtë masë dhe nëse ajo ka përmirësuar realisht jetën e qytetarëve.
“Çka ndodhi me ato 100 euro? Qysh po jetojnë njerëzit, a po jetojnë ma mirë? Me 100 euro i kanë mashtru njerëzit”, ka thënë Smakiqi.
Ndërkohë, Burim Korqa ka kundërshtuar deklaratat e Smakiqit, duke mbrojtur qëndrimin e tij dhe duke e kundërshtuar mënyrën se si u paraqitën zhvillimet politike dhe masat e ndërmarra nga institucionet.
Debati mes tyre ka vazhduar me përplasje të qëndrimeve rreth përgjegjësisë politike dhe gjendjes së qytetarëve.
Për më shumë detaje dhe për ta parë debatin e plotë, ndiqeni videon e plotë të emisionit “Adresa” në Kanal10./Gazeta10